Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
“Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Bazuar në analizën e riskut, automjeti është përzgjedhur për kontroll doganor. Gjatë intervistimit, udhëtari nuk ka deklaruar mallra për t’u raportuar te autoritetet doganore.
Për shkak të dyshimeve, zyrtari doganor e ka udhëzuar udhëtarin që automjetin ta dërgojë në vijën e dytë të kontrollit, për një verifikim më të detajuar. Gjatë kontrollit janë zbuluar 20 copë ngrohëse, me vlerë të përafërt prej 1,200 eurosh, pa përfshirë taksat doganore.
Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe të tregtisë së paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit, garantimit të konkurrencës së drejtë ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe zbatimit të njëtrajtshëm të legjislacionit doganor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
