Bilall Sherifi nga NISMA, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë sloganin e Deutsche Bank ku thuhej se “suksesi është shuma e vendimeve të drejta’’, duke shtuar se e njëjta logjikë vlen edhe për të kundërtën.
Sherifi, ka shkruar se dështimi është pasojë e gabimeve të përsëritura, e këshillave të shpërfillura dhe e këmbënguljes në një rrugë që tashmë është dëshmuar e gabuar.
Postimi:
“Suksesi është shuma e vendimeve të drejta.”
Ky ishte sllogani që Deutsche Bank përdorte në reklamat e saj, duke e ilustruar me shahun.
E njëjta logjikë vlen edhe për të kundërtën: dështimi është shuma e vendimeve të gabuara.
Ashtu si suksesi, edhe dështimi rrallë ndërtohet brenda një dite. Shpesh është pasojë e gabimeve të përsëritura, e këshillave të shpërfillura dhe e këmbënguljes në një rrugë që tashmë është dëshmuar e gabuar.
Gabimi mund t’i ndodhë kujtdo, por refuzimi për ta pranuar dhe korrigjuar e shndërron atë në dështim!
