Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama.

Protestuesit kanë refuzuar ftesën e Kryeministrit, duke vijuar me thirrjet “Qeveri e krimit” dhe “Dorëheqje”.

Përmes këtij akti, ata shprehin kundërshtimin ndaj ofertës për dialog dhe këmbëngulin se kërkesa e tyre e panegociueshme mbetet largimi i Ramës nga pushteti.