Nico Paz po kalon një sezon shumë të mirë me Comon dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Manchester United.

Sipas specialistit të merkatos, Ekrem Konur, klubi anglez po e monitoron me kujdes situatën e mesfushorit argjentinas dhe po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje gjatë verës së ardhshme, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, në këtë garë një rol të rëndësishëm e ka Real Madridi, i cili zotëron një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, të cilën mund ta aktivizojë nga 1 deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm.

Nëse gjiganti spanjoll vendos të mos e shfrytëzojë këtë mundësi, Manchester United mund të tentojë transferimin e 22-vjeçarit.

Sidoqoftë, një marrëveshje nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Como do të bëjë gjithçka për ta mbajtur në skuadër një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm. /IndeksOnline/