**Ministria e Infrastrukturës mohon rritjen e tarifës në Rrugën e Kombit: Informacione të pavërteta, nuk ka plan për ndryshim çmimi**
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara së fundmi për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.
Karakaçi theksoi se informacioni që po përhapet është krejtësisht i pavërtetë dhe se tarifa aktuale mbetet e pandryshuar.
“Informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro, janë të pavërteta,” deklaroi ministri. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jo vetëm nuk ka vendosur asnjë rritje të tarifës aktuale, por as nuk ka në plan ndryshimin apo rritjen e saj.”
