Rishfaqen Pamjet e Edi Ramës i Rrahur Brutalisht në vitin 1997, Paralelizmi me Akuzat e Sotme

Në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht pamje arkivore të kryeministrit aktual, Edi Rama, të cilat e tregojnë atë të rrahur brutalisht në vitin 1997. Ngjarja ndodhi gjatë periudhës kur Rama shërbente si kundërshtar i hapur i regjimit të atëhershëm të Sali Berishës.

Në atë kohë, në një intervistë dhënë për mediat e huaja, Rama kishte akuzuar qeverinë e Berishës se, ndonëse paraqitej si demokratike, në të vërtetë operonte me metoda fashiste.

Rishfaqja e këtyre pamjeve vjen në një moment kur kryeministri Rama po përballet me protesta të organizuara nga të rinj dhe qytetarë, të cilët i drejtojnë atij të njëjtat akuza për arrogancë pushteti dhe sjellje jo-demokratike, si ato që ai vetë i drejtonte Berishës në vitin 1997. Kjo situatë nxjerr në pah një paralelizëm ironik mes akuzave të së shkuarës dhe atyre të tashmes.