Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, pritet të ushtrojë të drejtën e votës sot në Tërnoc, vendlindjen e tij, në kuadër të zgjedhjeve që po zhvillohen në Serbi. Ai është parë në disponim të mirë, ndërsa në qendrën e votimit janë të pranishëm edhe vëzhguesit nga misioni i OSBE-së, raporton Klan Kosova.
