Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Abedin Rexha – Sandokani, e cila u mbajt në Zvicër.
Sandokanit ishte njërit prej luftëtarëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha kontribut për lirinë e atdheut.
Musliu ka vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, duke theksuar se nderimi i sakrificës së tyre është përgjegjësi kombëtare.
“Sandokani ishte ndër ata burra që nuk e matën jetën me vitet, por me veprat, guximin dhe sakrificën për lirinë e atdheut. Emri dhe vepra e tij mbeten pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe dëshmi e çmimit të lartë që paguam për lirinë.
Të kujtosh heronjtë tanë nuk është vetëm detyrim moral, por edhe përgjegjësi kombëtare. Për sa kohë i nderojmë ata, e ruajmë të gjallë historinë, sakrificën dhe idealin për të cilin u flijuan.
Mirënjohje e veçantë për Këshillin Organizativ, për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhur në organizimin e kësaj akademie përkujtimore. Përmes kësaj veprimtarie, ju dëshmuat se largësia nga atdheu nuk e zbeh dashurinë për të, as kujtesën për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu.
