Kryeziu: Ligji për Specialen, i hartuar mirë; Presidentja do të duhej ta kishte nënshkruar

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e vlerëson Ligjin për Specialen si të hartuar mirë.

Në një prononcim për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai theksoi se Presidentja Justina Shiroka Pula do të duhej ta kishte nënshkruar atë, në vend që ta kthente në Kuvend.

“Sigurisht që ka edhe arsye politike. Konsideroj se presidentja, duke qenë e re në detyrë – jo në kuptimin e moshës – nuk do të duhej të futej në këto situata të palakmueshme. Kthimi i ligjit në Parlament, ku ai mund të rikonfirmohej me 60 ose 61 vota, do të sillte hyrjen e tij në fuqi menjëherë,” deklaroi Kryeziu.

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nga Presidentja u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, subjektit politik që e kishte iniciuar.