**Zgjedhjet në Serbi: Gazetari Martens parashikon rol vendimtar për pakicën hungareze të Vojvodinës**
Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ka ngritur mundësinë që pakica hungareze në Vojvodinë të luajë një rol kyç në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Sipas Martens, kjo do të ndodhë nëse rezultati i zgjedhjeve do të jetë një garë e ngushtë mes Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet dhe listës së opozitës të studentëve.
Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Martens shkroi: “Nëse zgjedhjet parlamentare serbe vërtet përfundojnë në një garë kokë më kokë mes SNS-së në pushtet dhe ‘Listës së Studentëve’, pozicioni i partisë së pakicës hungareze në Vojvodinë mund të bëhet mjaft interesant në javët në vijim.”
