Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Lista Studentore ka dalë e para në zgjedhje, duke siguruar numrin më të madh të mandateve, sipas të dhënave paraprake të bazuara në një mostër të shtresëzuar.

“Ende nuk i kemi rezultatet. Shumë do të befasohen, ndërsa ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne ikemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq për mediat serbe, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, Lista Studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate.Megjithatë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ende nuk janë bërë të ditura.