Një moment i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Hoffenheimit kundër Bayer Leverkusenit, ku Alexander Prass kaloi nga festa e golit në zhgënjim brenda pak sekondash.

Prass shënoi golin për 2-0, që dukej se vuloste fatin e ndeshjes, por gjatë festimit hoqi fanellën, duke harruar se kishte marrë më herët një karton të verdhë, shkruan Indeksonline

Për këtë veprim, gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që pasoi me kartonin e kuq dhe përjashtimin e tij nga loja.

Bashkëlojtari Andrej Kramarić reagoi menjëherë, duke kapur kokën me duar, ndërsa Prass mbeti i zhgënjyer nga ajo që ndodhi./Indeksonline/