Reperja me famë botërore, Nicki Minaj ka marrë disa propozime jozyrtare për t’u bërë sekretarja e ardhshme e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo pasi thuhet se dy anëtarë të stafit kanë sugjeruar me entuziazëm emrin e saj si zëvendësuese, pas shkarkimit të Katie Zacharia, transmeton Indeksonline.

Duke shpërndarë një video ku Nicki Minaj lavdëron politikën e jashtme të presidentit Donald Trump në bordin e avionit presidencial Air Force One, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, shkroi:

“Zonja dhe zotërinj, mendoj se mund ta kemi gjetur sekretaren e re të shtypit të Shtëpisë së Bardhë!”

Llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në platformën X reagoi me një emoji sysh, ndërsa këshilltari i Trumpit, Alex Brueseëitz, u përgjigj:

“Hej, Barbz, çfarë mendimi keni për këtë ide?”

Edhe vetë Nicki reagoi ndaj këtij propozimi, duke publikuar një flamur amerikan dhe një emoji me fytyrë të buzëqeshur, atë që zakonisht simbolizon të qeshurën nervoze.

Sigurisht, ende nuk dihet nëse ata po e konsiderojnë seriozisht për këtë post, por kanë ndodhur edhe gjëra më të çuditshme.

Sa i përket Nickit, reperja dukej më shumë e përqendruar te përvoja e saj e fluturimit me Air Force One.

Në një postim të saj në X, ajo shpërndau një video ku shihet e mahnitur nga brendësia e gjerë e avionit presidencial, duke filmuar ambientet e tij.

Nicki pritet të shfaqet së bashku me Trumpin në Port Huron, Michigan, gjatë mbrëmjes së sotme. Ne do t’ju mbajmë të informuar se si do të vazhdojë ky proces i papritur i “intervistimit” për këtë post!/Indeksonline/