Analizat më të fundit laboratorike të Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup, konfirmojnë se uji i pijshëm në qytet është i sigurt dhe i plotëson standardet e cilësisë të përcaktuara.
Sektori për Kontroll Sanitar i NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ mori gjithsej 318 mostra uji për analizë, në periudhën nga 19 deri më 22 tetor 2023. Prej tyre, 159 mostra iu nënshtruan analizave fiziko-kimike, ndërsa 159 të tjera u ekzaminuan për parametrat mikrobiologjikë.
Këto mostra u mblodhën në 44 pika matëse të shpërndara në të gjithë territorin e Shkupit, me qëllim kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë dhe përshtatshmërisë së ujit për pije.
Rezultatet laboratorike rikonfirmojnë se uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit është në përputhje të plotë me standardet e sigurisë së përcaktuara.
