**Ndalim në Shtime pas gjetjes së substancave narkotike në automjet**

Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës në Shtime, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, u zbulua një sasi substance e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “De Rada” në Shtime.

Sipas njoftimit të policisë, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtime, në kuadër të operacionit “Shtatori i Sigurt”, ndaloi automjetin. Gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., u gjet një qese najloni që përmbante substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas vendimit të prokurorit të shtetit, ai u lirua, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore.