Ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
Dhjetëra protestues nga mbarë Kosova janë mbledhur për të marshuar në kryeqytet. Destinacioni i parë i tyre do të jetë Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Donika Gërvalla.
