Atletico Madridi ka marrë një humbje goditëse në La Liga.

Ata u mposhtën nga Sevilla me rezultat 2-1, duke ju dhënë vendasve mundësi për të ikur nga zona e rrezikut.

Golat për Sevillën, i shënoi Akor Adams dhe Nemanja Gudel, ndërsa për Atleticon ishte i riu Bonar.

Sevilla, pas kësaj fitore ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, duke e kthyer Mallorcën e Muriqit në zonën e kuqe./IndeksOnline/