Komuna e Suharekës ka nisur përgatitjet për sezonin e dimrit, duke planifikuar mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e saj.

Sipas të dhënave të prokurimit publik, vlera e parashikuar e kontratës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale është 290 mijë euro, raporon IndeksOnline.

Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 21 tetor 2026.

Në këtë aktivitet të prokurimit është pranuar vetëm një ofertë, nga kompania Famis CO – HC SH.A., ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata publike kornizë parashihet të zgjasë 24 muaj. /IndeksOnline/