Radio Televizioni i Serbisë u informua se në objektet e RTS-së ishin vendosur bomba. Punëtorët janë larguar nga ndërtesat, ka raportuar N1.

Qendra e kontaktit e RTS-së u informua në orën 18:42 se ishte vendosur një bombë.

Njësitë serbe kundër-sabotim të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po kontrollojnë objektet në Takovska, Aberdareva, Radio Beograd dhe Košutnjak.