Protestuesit përpiqen të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë, Policia bllokon hyrjen

Një protestë po zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sipas raportimit të gazetares së T7 nga vendi i ngjarjes, disa protestues po përpiqen të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Protestuesit kanë deklaruar se konsiderojnë të drejtë hyrjen e tyre për të përcjellë nga afër konferencën. Megjithatë, Policia e Kosovës ua ka pamundësuar atyre hyrjen në ndërtesë.