Vjedhje në Ferizaj: Persona të panjohur marrin para dhe bizhuteri ari

Një vjedhje është denoncuar në qytetin e Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para, si dhe bizhuteri ari.

Sipas raportimit të ankuesit, ngjarja ka ndodhur teksa familjarët nuk ndodheshin në banesë. Të dyshuarit kanë arritur të gjejnë çelësin dhe të hapin derën e shtëpisë.

Më pas, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe disa stoli ari. Rasti është raportuar në polici dhe aktualisht po hetohet nga njësitë kompetente.