Klodi dhe Elijona i dhanë fund romancës së tyre disa javë më parë, por duket se historia e tyre vazhdon të jetë temë diskutimi.

Herë pas here, ish-çifti kanë folur publikisht për lidhjen që kishin krijuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi, Klodi ka publikuar një shprehje në rrjetet sociale, e cila ka ngjallur reagime te ndjekësit. Disa prej tyre dyshojnë se bëhet fjalë për një mesazh të koduar, që mund t’i jetë drejtuar pikërisht Elijonës.

“Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, thuhet në shprehjen e publikuar nga Klodi.

Mbetet të shihet nëse ky mesazh ka qenë një thumb për ish-partneren e tij apo thjesht një shprehje që i ka pëlqyer.

Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisën romancën e tyre.

Screenshot