Bayern Munich 2:1 Borussia Dortmund

Bayern Munich kundërpërgjigjet vetëm gjashtë minuta pas golit të barazimit dhe rikthen epërsinë në derbin e madh të Bundesligës!

Në minutën e 66-të, pas një harkimi brenda zonës, Harry Kane godet me kokë dhe e dërgon topin drejt anës tjetër të portës, ku Dayot Upamecano gjendet në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë nga afërsia. /GazetaExpress/

Upamecano realizon për 2:1, duke rikthyer festën në “Allianz Arena”, pasi Borussia Dortmundi kishte barazuar përkohësisht me golin e Serhou Guirassyt në minutën e 60-të.