Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, shkruan BallkanWeb.
