Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, shërbeu liturgjinë e Pashkëve Ortodokse në Patriarkanën e Pejës.

Sipas mediumit lokal serb “KiM”, në ceremoni mori pjesë një numër i madh besimtarësh ortodoksë serbë nga e gjithë Kosova.

Gjatë shërbesës, u lexua edhe mesazhi i Pashkëve i patriarkut. Liturgjia u parapri nga procesionet kishtare dhe shërbesa e mëngjesit e Pashkëve.

Patriarku Porfirije kishte mbërritur në Patriarkanën e Pejës të premten.