Qendra e Prishtinës e Lëvizjes Vetëvendosje, paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Dorëzimi i materialeve do të bëhet në orën 10:00, ndërsa pas këtij aktiviteti do të ketë një deklarim për media para objektit të Prokurorisë Speciale.
Përmes një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje! ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë aktivitet.
Njoftimi i plotë:
Nesër, e martë, 3 nëntor 2026, në orën 10:00, Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas dorëzimit, do të ketë një deklarim për media para objektit të Prokurorisë Speciale.
Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet.
