Ndalohen dy persona për grabitje, viktima e huaj dërgohet në strehimore
Dy persona janë ndaluar me urdhër të kryeprokurores në detyrë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Grabitja”. Të njëjtët dyshohen se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka bërë të ditur se kryeprokurorja në detyrë, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore me qëllim që të shohin nga afër gjendjen e saj.
