**Shoqja e Arlinda Zekajt kërkon hetime edhe ndaj ish-vjehrrës**

Ana Zhubi, shoqja e Arlinda Zekajt, është rikthyer me një reagim lidhur me rastin e vrasjes së kësaj të fundit. Ajo, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka adresuar shqetësimet e saj përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e saj, Zhubi kërkon që ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të merret në pyetje nga Policia e Kosovës. Kërkesa vjen në lidhje me pretendimet për dhunë psikologjike që, sipas Zhubit, i është ushtruar viktimës.

Zhubi ndau gjithashtu përvojën e saj personale, duke treguar se ka përjetuar dhunë psikologjike gjatë martesës së parë. Ajo përshkroi ofendimet, përbuzjen dhe trajtimin e keq që pretendon se i janë bërë nga ish-vjehrra e saj.

Ajo ngriti shqetësime edhe për pretendimet rreth pranisë së ish-vjehrrës së Arlindës gjatë ngjarjes tragjike, duke vënë në pikëpyetje mosndërhyrjen e saj.

Zhubi u ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të shqyrtojnë këto pretendime, me qëllim që të zbardhen plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.