Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse Ministria e Kulturës, e drejtuar nga kjo parti, është e gatshme ta nënshkruajë projektin për Sallën Koncertale, raporton Ekonomia Online.

“Vetëvendosje paska thanë se ka dashni për Prishtinën! Mirë! Hajde ta bojmë SALLËN KONCERTALE. Projekti është gati. UNDP-ja është e gatshme me na ndihmu! Ka mbetë veç një nënshkrim, ai i ministres së Kulturës. Hajde t’ua japim artistëve një skenë të dinjitetshme në zemër të Prishtinës. Urdhnoni”, ka shkruar Rama në Facebook.