Bayern Munich ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Atlético Madridin me rezultat 2-0 në stadiumin “Metropolitano”, në kuadër të UEFA Champions League.

Talenti 18-vjeçar Lennart Karl zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Konrad Laimer realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e bavarezëve.

Atlético Madrid tentoi të reagonte, por skuadra gjermane tregoi organizim dhe efikasitet të madh gjatë ndeshjes.

Karl dhe Laimer i dhurojnë Bayernit një fitore të madhe në transfertë ndaj Atléticos!/IndeksOnline/