**Rrezik më i lartë nga demenca nëse flini nëntë orë ose më shumë**

Ndërkohë që shumica prej nesh janë të vetëdijshëm për dëmin që shkakton mungesa e gjumit, një studim i ri tregon se edhe gjumi i tepërt mund të jetë shqetësues.

Megjithëse shumë studime e lidhin sëmundjen e Alzheimerit dhe demencës me pakësimin e orëve të gjumit, një hulumtim i fundit zbuloi se personat që flenë nëntë orë ose më shumë çdo natë, shfaqin një ulje të aftësive gjuhësore dhe të kujtesës – dy shenja të hershme të demencës.

Gjithashtu, personat që flenë më pak se gjashtë orë janë më të rrezikuar të preken nga demenca.

Sasia ideale e gjumit vazhdon të mbetet 7-8 orë çdo natë.