**Champions League: Përplasje gjigantësh në Stamboll, Fenerbahçe pret Liverpoolin**

Sonte do të zhvillohet një ndeshje e madhe në UEFA Champions League, ku Fenerbahçe do të përballet me Liverpoolin në Stamboll. Ky duel i shumëpritur, që vendos përballë dy skuadra me histori të pasur në futbollin evropian, pritet të dhurojë spektakël.

Stadiumi në Stamboll do të presë këtë ballafaqim, ku të dyja skuadrat synojnë të marrin pikë kyçe për ecurinë e tyre në garën më prestigjioze kontinentale për klube. Ndeshja nis në orën 18:45, sipas kohës lokale.