*Nichi i “Big Brother VIP Kosova 5”: Zbulohet emri i vërtetë dhe historia e tij*

Nichi, një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, ka tërhequr vëmendjen që në ditët e para të hyrjes së tij në shtëpi. Ai është shquar për energjinë, humorin dhe karakterin e tij të veçantë.

Reperi shfaqet mjaft aktiv brenda shtëpisë, duke marrë pjesë në biseda dhe duke krijuar dinamika të ndryshme me banorët e tjerë.

Por, kush fshihet pas emrit skenik “Nichi”?

Artisti quhet Bleon Krasniqi, ndërsa pseudonimi skenik “Nichi” është një shkurtim i frymëzuar nga mbiemri i tij.

I lindur më 8 nëntor 2002, Bleon Krasniqi e nisi karrierën muzikore në moshën 17-vjeçare. Në repertorin e tij muzikor përfshihen këngë të njohura si “Manekene” dhe “Kartela”.

Tashmë, përtej angazhimit muzikor, ai po prezanton një tjetër dimension të personalitetit të tij përmes eksperiencës në formatin “Big Brother VIP Kosova 5”.