Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkursin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ky hap vjen pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo detyrë. Dorëheqja e zotit Hoxha pasoi rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të publikuar nga MPB-ja, pozita e re parashikon një vend pune me seli në Prishtinë dhe një mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për pesë vjet të tjera.

Drejtorit të ri do t’i ngarkohet përgjegjësia për udhëheqjen, kontrollin dhe mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, si dhe për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të institucionit.

Ndër detyrat kryesore përfshihen menaxhimi i buxhetit të Policisë, zbatimi i politikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sigurimi i ushtrimit të detyrave policore në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.