**Dënohet rëndë 19-vjeçari: Tejkaloi shpejtësinë dhe refuzoi t’i bindet Policisë**
Një shofer 19-vjeçar nga Shtimja është ndëshkuar ashpër nga policia, pasi u kap duke drejtuar një automjet BMW me shpejtësi ekstreme prej 193 km/h në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc. Kjo shpejtësi ishte shumë mbi kufirin e lejuar, i cili në atë zonë ishte 80 km/h.
Shoferi, i identifikuar me inicialet D.Q., fillimisht refuzoi t’i bindet urdhrit të oficerëve të policisë për të ndaluar. Megjithatë, ai u identifikua më vonë nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë.
Për tejkalimin e shpejtësisë, D.Q. u gjobit me 500 euro, iu caktuan pesë pikë penalizuese dhe iu pezullua patenta e shoferit për gjashtë muaj. Gjithashtu, për mosbindjen ndaj urdhrit të policisë, atij iu shqiptua një gjobë shtesë prej 150 eurosh dhe një pikë tjetër penalizuese.
