**Ymeri: Kostoja e energjisë elektrike arriti në 27.6 milionë euro gjatë shtatorit**

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e energjisë elektrike gjatë muajit shtator.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ymeri ka theksuar se, për vetëm 30 ditë të muajit shtator, shpenzimet e energjisë elektrike kanë arritur në 27.6 milionë euro.

Ajo e ka shoqëruar këtë shifër me një deklaratë të ashpër, duke e cilësuar situatën si “Era Mafi Energjetike!”