Policia e Kosovës ka bërë të ditur zhdukjen e një personi në qytetin e Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një burrë i cili është larguar nga banesa e tij më 3 nëntor 2026 dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Detajet janë bërë publike nga Policia përmes raportit të saj 24-orësh, ku thuhet: “Pejë / 03.11.2026 – 14:15. Është raportuar se një shtetas kosovar i gjinisë mashkullore është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
