Deputetja Musliu-Shoshi akuzon qeverinë: Vetëm homazhe dhe djegie e IML-së në shtatë vjet për rastin Dehari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka lëshuar kritika të ashpra në adresë të Kryeministrit Albin Kurti lidhur me rastin e vdekjes së ish-aktivistit Astrit Dehari.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e saj në Facebook, Musliu-Shoshi i ka kujtuar Kurtit premtimin e bërë më parë se “pushteti i Vetëvendosjes” do të bënte dritë mbi rrethanat e vdekjes së ish-aktivistit të kësaj partie.

Ajo citohet të ketë thënë: “Që shtatë vjet në pushtet, e gjitha çfarë kanë bërë për Astritin janë homazhet pranë varrit dhe djegia e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kaq mjafton për drejtësinë e kësaj qeverisjeje!”