Avni Dehari, baba i aktivistit Astrit Dehari që ka vdekur para dhjetë viteve në burgun e Prizrenit, ka thënë para Prokurorisë Speciale, ka thënë rasti i djalit të tij është zvarritur nga Prokuroria, raporton Ekonomia Online.

“Ka pasur manipulime rreth vdekjes së Astrit, kryeprokurori Sylë Hoxha bënte përpjekje me urdhër të pushtetit të atëhershëm që këtë vdekje ta paraqiste si vetëvrasje. Raporti i mjekeve ligjor të pavarur kishin sjellë fakte se nuk behej fjalë për vetëvrasje, po për vrasje. Edhe shumë dëshmi të tjera sjellin fakte, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i mjekësisë ligjore. Katër prokurorë që nga fillimi e kanë zvarritur këtë rast deri sa kanë dalë në pension. Shpresojmë që do të kemi rezultate, ia lëmë kohës”, tha Dehari.