Kombëtarja U-21: Alban Bushi shpall listën me 23 futbollistë për ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, duke u përballur me Luksemburgun dhe Spanjën. Përzgjedhësi Alban Bushi ka bërë publike listën me 23 futbollistët e ftuar për këto dy sfida të rëndësishme. Sfida e parë, ajo kundër Luksemburgut, është programuar për më 13 nëntor, ndërsa takimi me Spanjën do të luhet më 17 nëntor. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 19:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.