Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për Kosovë – Izrael, FFK konfirmon rikuperimin e fushës
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me sukses procesin e rikuperimit dhe është tashmë plotësisht e gatshme për zhvillimin e ndeshjeve.
Kjo gatishmëri e fushës bën të mundur që stadiumi kryesor i vendit të presë ndeshjen e radhës të Kosovës në shtëpi, ku “Dardanët” do të përballen me Izraelin më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Ndeshja Kosovë – Izrael do të nisë në orën 15:00. Pas këtij takimi, skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të përballet me Republikën e Irlandës.
Ky do të jetë takimi i fundit i Kosovës në shtëpi për këtë vit.
