Ujman: Nxirret automjeti i zhytur prej një viti nga thellësia e liqenit
Më 8 nëntor 2026, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me disa institucione tjera, ka nxjerrë një automjet nga liqeni i Ujmanit, i cili kishte qëndruar i zhytur për rreth një vit.
Në operacion morën pjesë njësitë e rendit dhe njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), së bashku me Ekipin Nacional të Kërkim-Shpëtimit (ENKSH), Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Klubin e Zhytjes “Trepça”.
Operacioni i përbashkët nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Pasi arritën të identifikonin vendndodhjen e saktë të automjetit të zhytur, ekipet punuan intensivisht për nxjerrjen e tij. Rreth orës 12:40, automjeti u nxorr me sukses nga thellësia e liqenit.
