Kombëtarja e Kosovës do të përballet me dy mungesa të rëndësishme para ndeshjeve të nëntorit në UEFA Nations League. Gjatë këtij muaji, Kosova do të zhvillojë dy takime të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Nga lista e përzgjedhur nga trajneri Franco Foda dhe e publikuar të premten e kaluar, do të mungojnë dy lojtarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Valmir Matoshi dhe sulmuesin Erblin Osmani.

Përveç tyre, në dyshim është edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova, sipas menaxherit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bajram Shala. Megjithatë, Dellova pritet t’i bashkohet grumbullimit të ekipit, ku më pas do të vlerësohet gjendja dhe shkalla e lëndimit të tij.

Kujtojmë se Kosova do të ndeshet me Irlandën dhe Izraelin.