**Takim Prattipati-Sveçla: Diskutohet bashkëpunimi SHBA-Kosovë në siguri**
Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi të publikuar në platformën sociale Facebook. Sipas njoftimit, në takim u theksua rëndësia thelbësore e stabilitetit rajonal dhe nevoja për koordinim të ngushtë në trajtimin e prioriteteve të përbashkëta të sigurisë.
