Kenan Yıldız ka fituar çmimin prestigjioz “Bulgarelli Number 8 Awards” për vitin 2026.

Ylli i “Bianconerëve” është shpallur futbollisti më i mirë për sezonin 2025/26.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bulgarelli-Number 8” në Bolonjë, lojtari turk i Juventusit bëri disa deklarata raporton“La Gazzetta”, duke folur edhe për rikthimin e tij në fushë: “Tani ndihem mirë dhe shpresoj të kthehem në fushë së shpejti. Nuk e di saktësisht se kur do të më shihni, por mendoj se do të jetë në dhjetor. Më mungon Juventusi dhe mezi pres të kthehem” deklaroi Yildiz.

Kujtojmë që ylli turk lëndua në ndeshjen Juventus – Frosinone , më 23 gusht 2026, në javën e parë të Serie A./IndeksOnline/