Një veturë e kërkuar nga Interpoli i Spanjës sekuestrohet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë një automjet, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas një pune hetimore intensive, automjeti u gjet dhe u sekuestrua më 9 nëntor 2026.

Vlera e automjetit të sekuestruar vlerësohet në rreth 20 mijë euro. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori kompetent.