Ish-futbollisti i njohur polak, Bartosz Salamon, i është bashkuar stafit teknik të trajnerit Maran pranë Kombëtares së Shqipërisë.

35-vjeçari, i cili i dha fund karrierës si futbollist aktiv gjatë këtij viti, merr tani një rol të ri. Ish-mbrojtësi i Milanit do të jetë pjesë e stafit të trajnerit italian te skuadra kuqezi.

Përveç Milanit, polaku ka luajtur edhe për skuadra të tjera të njohura në futbollin italian, si: Pescara, Sampdoria, Cagliari, Brescia, Frosinone dhe SPAL.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji, ku do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë.