Arbitri portugez Joao Pinheiro do të drejtojë ndeshjen Shqipëri-Finlandë

UEFA ka zyrtarizuar stafin e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Shqipërisë dhe Finlandës. Arbitër kryesor i kësaj sfide është caktuar portugezi Joao Pinheiro.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Luciano Maia dhe Hugo Marques, të cilët do të shërbejnë si asistentë. Detyrën e arbitrit të katërt do ta mbajë Joao Gonçalves.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar në orën 20:45.