**Lumbardh Dellova nuk do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës**

Kombëtarja e Kosovës ka njoftuar sot se qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e radhës.

Megjithë dëshirën e madhe të lojtarit për të kontribuar, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij në dy takimet e ardhshme të Ligës së Kombeve. “Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Irlandën pa shërbimet e qendërmbrojtësit Dellova.