Marc Cucurella e quan Real Madridin skuadrën më të mirë në Evropë, flet edhe për Lamine Yamal
Mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, ka folur së fundmi në një intervistë për medien spanjolle “Partidazo de COPE”, ku ndër të tjera, ai cilësoi Real Madridin si skuadrën më të mirë në Evropë për momentin.
Kur u pyet rreth asaj se çfarë kishte biseduar me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, pas El Clasico-s, Cucurella mohoi çdo komunikim.
“Nuk folëm. Nuk kam pse të them asgjë. Ne fituam, unë bëra një ndeshje të mirë. Kaq”, deklaroi ai.
Më tej, ai shtoi: “Preferoj të hesht dhe të bëj punën time.”
